Luftat në Kafaz në Gjermani: Prizrenasi Gjoni Palokaj synon majat

Pas titullit të tij në RESPECT.FC ai tani synon edhe rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.Gjoni Palokaj, lindur në Hannover, me prejardhje nga Prizreni (fshati Velezhë) të premten synon titullin në garën MMA, përkatësisht synon të marrë rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.Me titull ’We love MMA60”, zhvillohet meçi në Barclaycard Arena në Hamburg.Për këtë ngjarje premierë, e njohur si: ’Liga Premierë e Gjermanisë’, po përgatiten takime dhe lufta të mëdha.Vëmendje këtyre meçeve e në veçanti, interesim ka zgjuar meçi  ndërmjet Gjoni Palokaj (Fightscholl Hannover) dhe Sulltan Hussain (Gladiators MMA Duisburg), që do të luftojnë për titullin e lakmuar në peshën pupla deri  në 66 kg.Palokaj, që është me prejardhje nga (Prizreni, fshati Velezhë) konsiderohet nga talentet më të mirë në këtë kategori (në peshën pupla).Lidhur me meçin e tij që ka zgjuar interesim, shkruan edhe BILD  (gazeta më e madhe gjermane)  që do të transmetojë ngjarjen nga ora 22.00 me datë 29.10.2022.