Moti për ditët e ardhshme në Kosovë

0

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW, në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë mot me vransira e intervale me diell, pa të reshura.Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.13.06 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima.  Në mbrëmje me kthjellime.14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.15.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *