Nderohen viktimat e masakrës së Lybeniqit

                   Sot janë bërë 24 vjet nga një nga masakrat më të mëdha në luftën e fundit në Kosovës.Më 1 prill të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit.Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrë mizore.Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.Gjithsej 81 persona janë vrarë e masakruar në këtë masakër.Në këtë përvjetor janë bërë homazhe dhe nderime pranë varreve të viktimave./Reporteri.net/