Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës i kanë dalë në përkrahje protestës së thirrur nga PSD kundër Marrëveshjes në Ohër.Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe si e tillë duhet të kundërshtohet.Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim.“Marrëveshja e arritur në Ohër është e dëmshme për Kosovën dhe duhet të kundërshtohet. Prandaj, të dalim në protestën e thirrur më 25 mars, ora 14:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë”, ka shkruar ai.