Për fat të keq, Kosova për momentin është në pozitë shumë të pafavorshme për bisedimet me Serbinë

0

Selim Krasniqi , gjeneral lidhur me dialogun  shprehet “Për fat të keq, Kosova për momentin është në pozitë shumë të pafavorshme për të filluar bisedimet me Serbinë! Bisedimet të cilat filluan sot, vleresojë se do te duhej të shtyheshin, derisa të qetësoheshin gjërat edhe në lidhje me pretendimet e zyrës së prokurorit special! Do të duhej që institucionet të konsolidoheshin dhe natyrisht të bëheshin përgaditje serioze dhe natyrisht këto përgaditje do të duhej të bëheshin në bashkëpunim të plotë me opozitën aktuale! Do të duhej që institucionet e vendit dhe liderët kryesor të partive politike, të gjenin forcën dhe të kishin kurajon që në çështje të interesit nacional, të gjenin gjuhën e përbashket dhe të punonin për të mirën e qytetarëve dhe intetesat tona kombëtare. Pra mendoj se jemi ne pozitë shuëm të pafavorshme për bisedime dhe kjo për fat te keq për shkak të punës shumë të keqe të institucioneve tona, për shkak se lejuam që Serbia fashiste ta shkatërroj imazhin e luftës së lavdishme te UÇK-së dhe nga viktima bota te na njoh për kriminel! E natyrisht edhe ne edhe bota e din se kush ishte Serbia fashiste dhe ka dëshmi të shumta edhe publike për gjithe ato masakra e atë gjenocid që shkaktoi Serbia në Kosovë e kundër qytetarëve tanë! Shpresoj në unifikimin e faktorit Shqiptar dhe me punë e përkushtim ta përmiresojm imazhin e vendit e të kaluarës sonë dhe natyrisht të forcimit të pozicioneve tona në bisedimet me Serbinë dhe të arrijme ate për të cilen luftuam e derdhem gjakun me të paster të Heronjeve dhe Heroinave tona./qendrapress,com/

———-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *