Përhajër Zajednica”, aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë dhe qumësht Besnik Bislimin

                              Aktivistët e PSD-së kanë kryer një aktivitet simbolik si shenjë kundërshtimi ndaj pajtimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel, çka edhe nënkuptoi themelimin e ‘Zajednicës’.Aktivistët zgjodhën zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin, për ta vënë në shënjestër, shkruan gazeta online Reporteri.net.Ata e gjuajtën Bislimin me një tortë ku shkruhej “Përhajër Zajednica” dhe me qumësht.Të njëjtët njoftuan se të shtunën do të protestohet kundër ‘Zajednicës’.“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.#dorëheqje“, shkruhej në mbishkrimin e videos. /Reporteri.net/.