Përurohet  shkolla 9 vjeçare’Zenun Çoçaj’’ në  lagjen e   e poshtme  në  Gjonaj.

              Pas  disa  kërkesave që kanë pasur  banorët e  lagjes së  poshtme të fashatit Gjonaj,  dhe  pasi atje patën filluar  para dy vitesh  punimet në  objektin i ri shkollor, sot me një  ceremoni  u  bë përururimi i  shkollës 9 vjeçare’Zenun Çoçaj’’ në këtë  lagje  e ku morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtoresha e e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, drejtor  të  ekzekutivit si Adem Morina, kuvendare të  kuvendit  nga  rajoni i i Hasit e këshilltarë  arsimore  dhe  banorë  të fshatit, Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur  drejtori i kësaj  vatre arsimore Qazim Çoçaj, derisa  kryetari Totaj  uroi së pari nxënësit e kësaj shkolle  që ishim plotë entuziazëm e pastaj  uroi që këtë shkollë ta  gëzojnë të  gjithë bashkërisht.

Po kështu urime   bëri edhe drejtoresha e arsimit Lulejta Veselaj Gutaj  si dhe ansamblesiti i këtij fshati Haziz  Hodaj, i cili  porosti që shkolla të rihet si sytë e ballit.

Kurse  më së shumti kësaj shkolle iu gëzuan  nxënësit e   kësaj lagje të cilët   thanë se kjo shkollë  tashmë i ka shpëtuar ata nga  rrugëtimi i gjatë dhe  se kjo shkollë  ishte ëndërr e tyre

Shkolla ka 1800 Metra katrorë me 9 klasë mësimi, tri kabinete  plus kabinetin e  informatikës po kështu ka tri hapësira administrative  dhe  ka kushtuar 601 mijë  e 709 euro .Është ndër shkollat moderne për zhvillimin mësimor.