Policia e Kosovës ka treguar numrin e personave që janë ndëshkuar shkak i mos-respektimit të izolimit.

0

     Policia e Kosovës tregon sa qytetarë janë dënuar për mos respektim të vet-izolimit

Udhëzimet shëndetësohet nuk janë zbatuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, për këtë ka pasur edhe ndëshkime nga forcat e rendit.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Insajderi.com, ka thënë se nga data 13 mars e deri më sot janë hapur raste për mos respektimin e vet-izolimit 276 persona

“Nga data 13.03.2020 deri me tani, kemi 276 persona ndaj të cilëve janë hapur raste për mos respektim të masës së vet izolimit”, ka thënë zyra për informim e Policisë së Kosovës

Raste më të shpeshta të mos-respektimit të e masave të përcaktuara janë nga komuna e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit. Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe masa tjera të obligueshme, për të cilat moszbatueshmëria sjellë dënimin me gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *