Prof. Shani Berisha,veteran i UÇK-së pjesëtar i ilegales se hershme- Në fytyrat e qytetarëve të Prizrenit shihej optimizmi dhe gëzim i papërmbajtur për të ardhmen e tyre të sigurt

0

Çlirimi i vendit nga pushtuesi shekullor Serb, nuk ishte vetëm ëndërr, por gjithsesi ishte synim e qëllim kombëtar që i takoi popullit tonë liridashës. Pas gjitha këtyre përpjekjeve tona shekullore për çlirim e liri, nga lufta titanike e UÇK,së e njëkohësisht ndihma e NATO-së, qershori i vitit 1999 ishte muaji e viti i arritjes së shumëpritur të kombit tonë- çlirimi nga robëria shekullore Serbe. Si shumica e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, në këtë periudhë edhe qyteti ynë- Prizreni përjetoi ditët e para të lirisë, ishin ditë me plotë shpresa dhe ndjenja, sa të zjarrta po aq edhe e optimiste, ato ditë edhe pse ishin prezentë problemet e mbetura nga lufta, në sytë dhe fytyrat e qytetarëve të Prizrenit shihej optimizmi dhe gëzim i papërmbajtur për të ardhmen e tyre të sigurt!/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *