Reshje shiu e shkarkime rrufesh, edhe sot mot jostabil 

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ka treguar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.