Shefi i NATO-s në Presidencë, takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Ekonomia Online. Më pas ai do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Të hënën shefi i NATO-s do nisi turin treditor në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë. Kurse të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.Një vizitë është parashikuar me shkencëtarë serbë ku do të prezantohet edhe teknologjia me e re e zhvilluar nga NATO në funksion të paqes dhe sigurisë.Në Maqedoninë e Veriu pas bisedimeve me presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e qeverisë Dimitar Kovaçevski, kreu i Aleancës së Atlantikut do të mbajë një fjalim në parlamentin e Maqedonisë pasi më herët do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin, shqiptarin Talat Xhaferi.I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.