SHKA” Agimi” nga Prizreni, përkujton artisten Leze Spaqi-Qena

0

   Kryesia dhe anëtarë  të SHKA “Agimi” nga  Prizreni sot, në shenjë respekti vizituan varrezat ne Prishtinës për të pëkujtuar ish anëtarën e kësaj shoqërie artisten një ndër anëtaret e para  femër  të   devotshmen   e artit  Leze Spaqi-Qena.

Delegacioni SHKA “AGIMI” kryesohej nga Kadri Skeja, veteran i shoqërisë dhe nga një  grup i anëtarëve aktiv të Shoqërisë  “Agimi” e cila  jo vetëm në këtë rast, por  në shumë raste   asnjëherë  nuk i anashkalon ish anëtarët e   vetë.

Leze  Qena që nga ditët e para të SHKA “AGIMI”  ishte aktive në seksionin dramatik, tha Kadri Skeja,e me vonë kaloi ne Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ajo edhe mburrej gjithnjë dhe thoshte se ishte anëtare e AGIMI-t , andaj ne sot, erdhëm për ta kujtuar dhe nderuar Ambasadoren tonë, tha me këtë rast Kadri Skeja.

Në  shoqërim të  këtij delegacioni ishin  edhe shumë anëtarë të tjerë  si  dhe anëtarë të Kryesisë  si: Liman Asllani, Salajdin Krasniqi,Berat Batiu,Gëzim Sertollaj dhe  pjese  e  grupit të kësaj  shoqërie/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *