Sondazh: 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti

                      Shumica dërmuese e qytetarëve që kanë votuar në sondazhin e Telegrafit janë shprehur pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.Në pyetjen e Telegrafit se a jeni PRO apo KUNDËR tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti, 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë shprehur për tërheqje.Ndërkaq, vetëm 6 për qind janë shprehur kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.Ndryshe, një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, ka shkruar ai.Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, LDK dhe AAK.