Sot mot i ngrohtë, temperaturat deri në 30 gradë

Kushte për mjegull mund të paraqiten ultësirave orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Ditën do të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Më vonë pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen nga perëndimi, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, ndërsa ato maksimale mbesin të larta deri në 28C e 30C.

Mundësi për riga lokale shiu paraqiten ditën e enjtë, por se mbetet ende ngrohtë me temperatura prej 27C. Nga dita e premtë parashihet të mbajë mot më i nxehtë e kryesisht me diell, me maksimale edhe deri në 32C e 33C ditën e shtunë.

Nga dita e diel ndryshim i motit, me mundësi për rrebeshe e bubullima, e temperaturat zbresin deri në 24C e 25C, njofton Prishtina Weather.