Takime me talent të rinj

Pas një dite të ngjeshur me shumë takime, jo rastësisht po e publikoj takimin me talentin e ri muzikor Arbnor Gashin, një rap artist shumë premtues, me emrin muzikor “Redian”. Arbnori deri tani ka publikuar 3 këngë shumë të mira të zhanrit “RnB”.

Arbnori deri tani ka qenë votues i VV-së, mirëpo pas keqqeverisjes dhe zhgënjimit të tij si qytetar prizrenas, në zgjedhjet e 17 tetorit si shumë të tjerë edhe Arbnori ka vendosur ta votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar dhe mua si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

PDK edhe në të kaluarën, por edhe pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, do të bëj akoma më shumë për artin dhe kulturën prizrenase, sepse edhe ashtu qyteti ynë i lashtë, njihet si djep i artit dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.