U nis i armatosur drejt ambulantës, arrestohet një i dyshuar në Suharekë  

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për “mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, pasi i njëjti është parë duke u nisur drejt ambulantës në Studençan të Suharekës, i armatosur.I dyshuari është raportuar nga një femër, e cila e pa atë duke ecur në drejtim të ambulantës me armë në dorë për ta sulmuar vëllaun e saj, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Policia njofton se e ka lokalizuar të dyshuarin dhe se ia kanë bastisur veturën ku kanë gjetur një pushkë gjysmë-automatike.“Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia. Në shtëpi i janë gjet 13 fishke dhe 8 krehër të fishekëve. Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar , i dyshimti me urdhër të prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.