Uroj qe kryetari të punoj me një ekip të përgatitur profesionalisht dhe sigurisht suksesi nuk mungon- Shkruan Eshref Memaj, ish Nënkryetar i Komunës së Prizrenit

0

       Përshëndetje,Në 4 vitet e ardhshme te qeverisjes lokale sigurisht se pritshmërit janë te larta duke pasur parasysh një buxhet mbi 50 milion sa e ka komuna e Prizrenit dhe me rreth19 milionë investime kapitale mund të kryhen shumë punë në komunën tonë,e para mendoj ku duhet te fokusohet qeverisja lokale është hapja e rrugës transitit,finalizimi i zonës ekonomike,teleferiku për në kalanë e Prizrenit,ruajtja dhe rregullimi i zonës trashëgimisë kulturore,rregullimi i pendës ne Manastiricë për rezerva të ujit për qytetarët e komunës tonë dhe shumë projekte tjera të cilat janë të domosdoshme për një jetë më të mirë. Qeverisja lokale qysh në start duhet të konsolidoj drejtoritë dhe numrin e mjaftueshëm në asamble për ti kaluar pa problem projektet e parashikuara të kryetarit. Uroj qe kryetari të punoj me një ekip të përgatitur profesionalisht dhe sigurisht suksesi nuk mungon. Me kërkesat që ka qyteti ynë kërkohet një angazhim maksimal i të gjithëve për ta përmbyllur me sukses mandatin. Unë personalisht i uroj suksese Kryetarit në këtë mandat katër vjeçar në realizimin e synimeve dhe premtimeve gjatë fushatës elektorale./qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *