Virusi Sars – Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat Shkruan./Petrit Dibrani

Virusi Sars – Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat, post – traumatike të jenë sa më të vogla!…

Coronavirus – SARS (SARS-CoV -2) – virus i identifikuar në vitin 2003. SARS-CoV – 2; mendohet të jetë një virus i kafshëve, nga një rezervuar kafshësh po aq i pasigurt, ndoshta lakuriqët, që përhapen te kafshët e tjera dhe njerëzit e infektuar së pari në provinca Guangdong e Kinës jugore në vitin 2002.

      Një epidemi e SARS preku 26 vende dhe rezultoi në më shumë se 8000 raste në vitin 2003. Që atëherë, një numër i vogël i rasteve, kanë ndodhur si rezultat i aksidenteve laboratorike ose, ndoshta, përmes transmetimit të kafshëve te njeriu (Guangdong, China).

Pandemia globale COVID-19 dhe, masat e qeverisë së Republikës së Kosovës!…. Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse! Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare!

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin! Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.

Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve  po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me pandemin Covid-19.

Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!

Të dashur qytetarë!

1. Higjienë personale.

2. Distancë.

3. Maska mbrojtëse. Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: