Zafir Berisha: Nuk hyjmë në listën e PDK-së, synojmë 55 mijë vota

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, duke kritikuar PDK-në për mungesë të vullnetit për në koalicion me ta, ka thënë s’ka asnjë mundësi që Nisma të përfshihet në listën zgjedhore të PDK-së.Në një prononcim për GazetaBlic, Berisha është shprehur se kjo parti ka pasur qëllim për të krijuar një bosht për të dalë më mirë në zgjedhje, pasi që siç është shprehur ai, Kosova ka për t’u përballë me sfida të mëdha“Nisma nuk i bashkohet askujt dhe s’e ka pasur idenë asnjëherë me iu bashkua dikujt. Ka pasur për qëllim që me kijua një bosht për të dalë mirë në zgjedhje sepse është e bindur se institucionet e Kosovës kanë me u përballur me sfida të mëdha dhe njerëzit që janë dërrmuar dhe munden me u përballë me kohë më të vështirë. Nisma e ka liderin e vetë të këtij niveli”, ka thënë ai.Berisha është shprehur i bindur se Nisma do ta kalojë pragun, teksa ka shtuar se synojnë mbi 50 mijë vota.“Nisma synon 55 mijë vota, që nënkupton 7-8 për qind”, është shprehur ai.Ndërkohë, sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se PDK s’ia ka mbyllur askujt derën për t’u futur në listën e tyre.“Sa i përket përfshirjes në listë të Nismës s’është diskutuar as me Nismën dhe as brenda partisë. S’ia kemi mbyllur as hapur derën. Nëse kanë një kërkesë të tillë Nisma do ta shqyrtojmë në parti”, ka thënë ai.Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *