Zaimi: Të dhimbshme aktakuzat ndaj krerëve të UÇK, gjyqi i shërben vetëm Serbisë

                                     Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi reagoi ndaj aktakuzave të paraqitura sot në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zaimi tha se dëgjimi i aktakuzave ishte e dhimbshme dhe se kishte qenë gjithnjë kundër krijimit të Gjykatës Speciale.“Aktakuzat vetëm t’i dëgjoje sot mjaftonin të shkaktonin dhimbje si shqiptarë. Unë personalisht edhe për angazhimin personal edhe për bindjet e mia personale për çështjet kombëtare, natyrisht që kam qasje të qartë në këtë aspekt kam qenë një nga  ata persona që kam protestuar në mënyrë të ashpër bashkë me subjektin ku unë jam, kundër themelimit të kësaj gjykate speciale, për arsye se kjo gjykatë speciale ka për t’i shërbyer ndërtimi të një narrative.” u shpreh Zaimi për “Now” në Euronews Albania, përcjell Reporteri.net.Tutje, Zaimi tha se kjo Gjykatë i shërben Serbisë që të rikthehet në skenën ndërkombëtare pa iu dashur të kërkojë falje.“Lexojini sot akuzat për të parë se si termat në këto aktakuza janë terma që i shërbejnë ndërtimit të një narrative tjetër, të rehabilitimit të Serbisë të rikthimit të saj në skenën ndërkombëtare pa kërkuar falje, pa u ndëshkuar për krimet, duke i paraqitur shqiptarët si bashkëfajtor e ndonjëherë edhe si fajtor të vetëm”, përfundoi Zaimi.Dihet se gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e gjykimit të katër ish-krerëve të UÇK-së të cilët deklaruan se ishin të pafajshëm./Reporteri.net./