Burgosja e udhëheqësve të UÇK, mbajtja në izolim e Kosovës, mosnjohja e saj nga BE, varfëria, ikja e njerëzve nga vendi dhe pandemia me COVID-19, janë probleme me të cilat Kosova po përballet në këtë kohë- Shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat

0

Shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat

        Edhe ka edhe s’ka zgjedhje në Kosovë në vitin 2021! Kosova, edhe kësaj radhe po kalon një sfidë mjaftë të madhe. Burgosja e udhëheqësve të UÇK, mbajtja në izolim e Kosovës, mosnjohja e saj nga BE, varfëria, ikja e njerëzve nga vendi dhe pandemia me COVID-19, janë probleme me të cilat Kosova po përballet në këtë kohë kur, kjo klasë politike tani më e konsumuar, nuk është në gjendje të merr vendime të nevojshme për vendin. Të gjetur në këtë situatë, duke ja shtuar edhe josinqeritetin e kësaj klase politike, përzierjen e faktorit ndërkombëtar dhe faktin se Kosova ende nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht, situatën politike në Kosovë e bënë edhe më të komplikuar. Këta politikan janë bërë ekstremisht të pabesueshëm, sepse thonë ndryshe e veprojnë ndryshe. Premtojnë diçka e realizojnë krejt diçka tjetër. Gjithashtu nuk dinë edhe se, a do të ketë zgjedhje në vitin 2021 apo jo. Për të ju kthyer pyetjes tuaj, nëse i analizojmë deklaratat e politikanëve, zgjedhjet në vitin 2021 janë të paevitueshme. Por nëse i analizojmë interesat e tyre personale e grupore, ato nuk do të mbahen sepse këta politikanë, nuk dëshirojnë të humbasin privilegjet dhe rehatinë që e kanë. Për popullin dhe për Kosovën as që mendojnë fare. Kur t’i shtohet kësaj edhe fakti se, edhe për zgjedhje duhet pyeten SHBA dhe BE, llug bahen punët. Kështu që, edhe politikanët vet nuk e dinë se a do të ketë zgjedhe dhe kur. Pra në këto rrethana dhe me këta politikanë, as kush nuk di çka me thënë, as për zgjedhje as për asgjë tjetër. Sido që të jetë, unë mendoj se, në këto rrethana në Kosovë dhe në kohën kur UÇK është në bankën e të akuzuarve dhe kur udhëheqësit e UÇK mbahen në burg, nuk është fare me rëndësi se, a do të ketë zgjedhje a jo dhe se, nuk është fare me rëndësi se kush do të fitoj e kush jo, sepse, ajo udhëheqje do të jetë udhëheqje e turpit që do të sillet në rreth vicioz për një kohë të gjatë deri sa të lindë një Lëvizje Kombëtare që do të shpërthejë këtë bllokadë dhe këtë izolim që na kanë fut BE me bashkëpunëtorët e saj , armiq të përbetuar të UÇK, Republikës dhe të Amerikës. Mobilizim./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *