Jep dorëheqje Isa Mustafa

0

                         Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave. LDK është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë.Reporteri.net merr vesh nga burime të saj brenda Kryesisë së tashmë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen. LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur të gjitha zgjedhje nacionale. Hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës. Kujtojmë që LDK ka dalë keq me vota edhe në komunat që dikur konsideroheshin bastione të saj, si: Istogu, Podujeva, Fushë Kosova dhe qytetet si Peja e Gjilani në të cilat qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *