Banorët e lagjes ‘’Barot-hane’’ kërkojnë shkollë
Investimet në objekt shkollore kanë vlerë të madhe dhe domosdo se ato përkrahen. Mirëpo, godinat shkollore tani në fshatra janë ngritur e ku shumica prej tyre më shumë po shërbejnë edhe si dekor ,pasi që nxënësit tashmë në fshatra po mungojnë. Por, kjo gjendje nuk është në qyteti kështu qindra banorë të lagjes ‘’Barot-hane’’ apo banorë nga rruga ‘’Enver Hadri’ tani kanë ankesa se fëmijët e tyre që janë sipas tyre mbi një mijë nxënës disa e sidomos ata që banojë më larg apo afër ‘’T&A’’ ju bije jo më pak se 6 kilometra në ditë të udhëtojnë në dy drejtime, sepse nxënësit e kësaj lagje dhe kësaj rruge detyrohen të vijnë shkollën’’Abdyl Frashëri’’. Komuna e veçanërisht DKA në Prizren duhet të sheh mundësinë që kjo lagje të këtë një godinë shkollore e jo nxënësit e tyre të mundohen . Sepse ndoshta rrallë ose askund tjerë qoftë edhe në fshatra, nuk ka largësi kaq të madhe për nxënës, e sidomos ata të klasave të ; para , dyta e të treta…Besojmë se duhet të gjendet gjithsesi vendi dhe një hapësirë që në këtë pjesë të qytetit të ketë një objekt shkollor tashmë nevojë imediate. Kjo lagje ka mbi një mijë banorë dhe sigurt edhe po aq nxënës , andaj duhet që organet komunale të mos presin më ,por të fillojnë të mendojë se atje duhet pasur shkollë. Kjo kërkesë e këtyre banorëve urojmë ata thonë të mos has në vesh të shurdhër, përndryshe ne këtë kërkesë do të bëjmë edhe përtej organeve komunale/qendrparess.com/