Gastronomët marshojnë të hënën kundër masave anti-COVID

0

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit, gastronomët kanë mbajtur konferencë para mediave, pas paralajmërimit të masave të reja kundër COVID-19.Në kundërshtim të masave, nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar marsh të hënën nga ora 14:00 në sheshet e Prishtinës.Petrit Kollokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit të të infektuarve me Coronavirus nuk është për fajin e gastronomisë, por për shkak të tubimeve të partive politike gjatë kohës së parafushatës dhe fushatës zgjedhore. “Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.Ai tha se kanë kërkuar subvencionimin e gastronomisë të pagave, qirave.“Pika e dytë falja e dënimeve për gastronomët. Po besojmë që këto fjale të ndodhin sa më shpejt ndaj gastronomëve”, tha ai.Kllokoqi thotë se do kërkojnë hapje totale të gastronomisë dhe nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të organizojnë protesta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *