Vrasja e Agonis Tetajt, babai i shkruan letër Lumir Abdixhikut

0

Isuf Tetaj, babai i të ndjerit Agonis Tetajt, vrasja e të cilit u përfol shumë ditëve të fundit në Kosovë, i ka shkruar letër kryetarit të porsazgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton Insajderi.Përmes kësaj letre, Tetaj i ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjykimin e vrasjes së djalit të tij dhe ka kërkuar drejtësi.Tetaj, gjithashtu i ka përmendur Abdixhikut avokatin e palës së akuzuar, Besnik Berishën, duke thënë se avokati ka abuzuar me procesin.“Ju shkruaj ngase jeni edhe prind dhe mund ta ndjeni për një çast në zemrën tuaj se si do të ndiheshit nëse punëdhënësi nesër në vendin e punës do ta vriste fëmijën tuaj dhe gjithçka të jetë e pasqyruar nga kamerat e sigurisë, filmime këto të cilat neve si familje do të na ndjekin deri në varr”, thuhet në letrën që Isuf Tetaj i ka shkruar Abdixhikut.“Unë si prind nuk do të kisha rrugë tjetër veçse për gjakun e djalit tim ta mbaj përgjegjës edhe avokatin Besnik Berisha, për të cilin ne do të bëjmë kallëzim penal”, vijon në letrën e tij Tetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *