Ish-krerët e UÇK-së nesër dalin sërish para gjyqit në Hagë

0

Nesër (e mërkurë, 24 mars) në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *