NË PËRKUJTIM TË HEROIZMIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT: ESHIM N. GASHIT-Shkruan;Prof . Skender Morina

0

ESHIM N. GASHIT.

26.03.1999- 26.03.2021

22 vite kaluan por kurrë s’duhet harruar historinë dhe të kaluarën tonë sa të lavdishme po aq të dhimbshme.

Me dt.26.03.1999 forcat çetnike të ushtrisë serbe kishin mësyrë për të bërë masakrën e radhës në fshatin Landovicë pasiqë ditë më parë kishin vrarë djegur e plaqkitur me qindra civilë të pafajshëm në fshatrat e Anadrinisë.

Kishin rrethuar Landovicën duke ditur që ishte pikë e furnizimit të UÇK-së me armatime.

Kjo makineri vrastare e piromane përmes altoparlantëve dhe ca tellallëve kërkonin nga Landovicasit të dorzonin armët.

Dëshmori i kombit Eshim N.Gashi me shokët e njësitit të Landovicës u drejtua bashkëvendësve duke u thën, : Burra ne s’kemi armë për t’i dorëzuar armikut.

Nëse ndokujtë i ka dhënë shkau armë mundë edhe t’a dorëzojë ndërsa armët e UÇK-së nuk dorëzohen .

Po i shkojë mendja kujt t’ë dorëzojë armë atë s’do ta vras shkau atë do ta vrasë unë me dorën time.

Pararoja e bandave çetnike kishte hyrë në fshatë për të vrojtuar gjendjen.

Papritmas hasin në trimin me shokë, që kishin dhënë betimin për të vdekur për këtë tokë shqiptare .

Eshimi vrau me dorën e tij pararojën çetnike e në luftim plagoset rëndë e më vonë tërhiqet nga shokët dhe familjarët për të ndërruar jetë të njëjtën ditë e duke u varrosur po të njëjtën ditë nga shokët e familjarët pa i ra në dorë armikut as i gjallë dhe as i vdekur.

Si hakmarrje për humbjen e pararojës së dërguar bandat çetnike serbe, vrasin civilë të pafajshëm burra gra fëmijë dhe invalidë në shtëpitë e tyre dhe duke granatuar dhe djegur gadi të gjithë fshatin Landovicë.

Eshim Gashi të qoftë lavdi veprës dhe heroizmit të pashoqë tëndin.

Prehu i qetë në tokën shqiptare tokë që e deshe dhe mbrojte me grykën e pushkës dhe ujite me gjakun e një trimi të paparë.

Lavdi dëshmorit të kombit Eshim N. GASHI dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar të rën për lirinë e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë!

U përkulemi për jetë veprës suaj.

Për trimërinë dhe heroizmin tënd duhet mbajtur akademi nga institucionet shtetërore sepse je rast unikat si luftohet dhe mbrohet atdheu.

LAVDI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *