Gjaku i dëshmorëve Buqa në ‘’Arbanë’’ në 22 Vjetorin e rënies, përkujtohet edhe si amanet për atdhe e liri.
Pikërisht sot , mbushen plotë 22 që jehona e dëshmorëve të familjes Buqa, mbeten krenaria kombëtare ,kurrë të paharruar që me pietet përkujtohen; Nebih,Ymer dhe Enver Buqa dëshmor të kombit. Sot, e 22 vite më parë në lagjen“Arbana” ishte krenaria e madhe familjes Buqa , kur me luftën qëndrimin e tyre ;Nebih e Ymer Buqa, ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për idealin e atdhetar që ishte të ruhet qoftë edhe me jetë pragu i shtëpisë , si amanet i hershëm shqiptar e i provuar edhe nga Ahmet Delia e i përcjellur në këtë lagje të Prizrenit si amanet atdhetar.
Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Ata u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të vetëdijshëm se liria po agonte. Andaj , ata vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre. Përderisa po sot, me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare u përkujtua dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari për të mbetur edhe pushka e lirisë bashkë me amanetin komandantit legjendar.
Familja Buqa i dha Kosovës tre burra e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që për atdhe e për Kosovë nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri si ushtar i uniformuar e i dalluar në shumë beteja të njëpasnjëshme në fronte lirie dhe emrat e këtyre dëshmorëve të familjes Buqa, do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës, vetë rapsodët e popullit; Hamit Katrati e Përparim Brati i këndojnë kësaj lavdive të Nebih Buqes me dy djem. Lavdia e këtyre burrave të lirisë tani më ka hyrë në eposin pathyer të kombit që vigjilon ndër shekuj.
Prandaj ata sot me rastin 22 vjetorit të pavdekësisë edhe njëherë përkujtohen së pari të nderohet vizion i i tyre dhe po kështu të nderohet gjaku për liri ta këtë vlerën ashtu siç e njeh bota se ata nuk vdesin derisa të këtë jetë mbi këtë tokë. /qendrapress.com/