Kurti pas arritjes së vaksinave të para anti-Covid paralajmëron masa të reja

0

                                Kryeministri Albin Kurti pas ardhjes së 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga Aeroporti i Prishtinës ka thënë se vaksinimi do të fillojë menjëherë.Ai ka paralajmëruar edhe marrjen e masave të reja, duke thënë se do të jenë të drejta dhe të shpejta.“Koha të veprojmë, vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa vonesë. Masat do të jenë të shpejta dhe të drejta dhe të shmangim vdekjet si pasojë e Covid-19”, tha ai, shkruan Reporteri.net.“Vendi ynë është i vogël dhe i varfër, ka nevojë për mbështetje të madhe nga të gjithë sidomos nga SHBA dhe BE që janë donatorët kryesorë të aleancës Covax”, tha Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *