Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Dragash
Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante.Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dorëhiqet nga kjo pozita si dhe nga ajo e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, siç thotë për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i tij:
Dorëheqja e tij erdhi sot gjatë mbledhjes së degës së komunës.Të nderuar bashëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-sëDuke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!Faleminderit të gjithëve!