Tani më gjithë e dijmë se si mund të tejkalohet covid-19- Shkruan:Mrs.Lule Alidema,psikologe klinike

0

Tani më gjithë e dijmë se si mund të tejkalohet covid-19, secili nga qytetarët kanë informacione të detajuara për mënyrën e mbrojtjes ndaj covid-19.

Por mjerisht shumë pak janë duke u zbatuar këto masa, me ç’rast me këtë pakujdesi vështirë do të tejkalohet…

Nuk duhet të shifet si problem ruajtja e distancës, përdorimi i maskave, pastrimi i duarve, mos frekuentimi pa nevojë i vendeve ku ka numër të madh të qytetarëve, apo grupacione, sepse pa zbatimin e këtyre masave nuk tejkalohet kjo gjendje.

Sikur harruam se ende kemi shumë raste të reja. Ky virus njëkohësisht sikur krijoi tek populli një konfuzion, nëse kemi të bëjmë vërtetë me virus, apo jo?

Mendoj se arësyeja e këtij konfuzioni qëndron tek mosinformimi i mjaftueshëm i qytetarëve, njikohësisht ka aq burime të shumta të informimit nëpër rrjete sociale dhe fatkeqësisht mund të janë edhe dezinformata dhe për pasojë në popull po lind dyshimi të besohet në atë çka është reale apo çka jo?

Në fakt virusi egziston, meqenëse vazhdimisht rritet me të madhe numri i rasteve të infektuar, andaj për ta tejkaluar duhet domosdo vet iniciativë, vetëdijësim individual, vetëdijësim i qytetarëve për zbatim të masave mbrojtëse.

Poçëse populli paksa po e neglizhon, kërkohet sa më tepër informacione nëpër media si rikujtim i gjendjes aktuale.

Në mos zbatim, ose siç është duke vazhduar pakujdesia, dhe rritja e numrit të infektuarve atëherë duhet ta pranojmë dhe të bashkëjetojmë me covid-19!!!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *