Sot në ora 18:00, Vjosa Osmani del të ‘matet’ pa qenë e sigurtë për kuorumin

0

                               Sot në ora 18:00 pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, pasi që tashmë janë mbledhur 41 nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. Kandidate për pozitën e shefit të shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje është Vjosa Osmani, e cila ende nuk e di nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës do të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin asaj. Nga partia e dytë në vend, Partia Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se nuk do të qëndrojnë në sallë, pasi që nuk kanë votë për Osmanin si presidente. Ndërsa, Arben Gashi i LDK-së ka thënë se nuk marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit pa u tërhequr ky projektligji për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve. Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se kanë pasur disa kritere në mbledhje e cila lidhet edhe me tërheqjen e Ligjit për Zgjedhje. Sipas tij , duhet të bëhet një reformë zgjedhore siç i ka hije, dhe është e rëndësishme që partitë̈ politike që afektohen në këtë ligj të bëjnë një ligj të mirë .Osmani deri tash i ka të siguruara votat e Grupit Parlamentar të VV-së, por siç duket kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo për shkak se pa votat e LDK-së, subjekti politik i Albin Kurtit, nuk i ka votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. VV-së i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i domosdoshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit, pasi që 58 votat e deputetëve të VV-së dhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe nuk mjaftojnë.Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë. Zgjedhja e presidentit u komplikua sërish, pasi që të premten, VV-ja dhe Qeveria Kurti iniciuan ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *