PDK i kërkon Adelina Graincës dorëzimin e mandatit të deputetes

0

            Deputetja Adelina Grainca të dielën i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.Tashmë ish partia e saj, PDK, është duke i kërkuar asaj që ta dorëzojë mandatin e deputetes, transmeton KlanKosova.tv. Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur se ajo këtë mandat e ka fituar me votat e subjektit të tyre politik.“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së”, është shprehur Gjoshi.“Kur ta dorëzosh mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *