Vetëm 5 mijë nga 13 mijë persona staf shëndetësor në Kosovë janë vaksinuar kundër COVID-19

0

Pesë mijë nga gjithsej 13 mijë persona staf shëndetësor në Kosovë, janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani, transmeton Insajderi. Prej tyre, 500 janë vaksinuar në Shqipëri, e të tjerët në Kosovë, me vaksinën e prodhuesit “AstraZeneca”. Siç bëjnë të ditur nga Oda e Mjekëve në Kosovë, ky numër i të vaksinuarve është rrjedhojë e mungesës së sqarimeve të duhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se kush mund të vaksinohet.“Sipas informatave që kemi, mjekët që nuk e kanë kaluar COVID të gjithë janë vaksinuar, e ata që e kanë kaluar kanë pritur. Kjo është një meritë e IKSHPK-së se nuk ka dalë me treguar se kush duhet me u vaksinuar, e kush nuk duhet”, ka thënë Naser Gjonbalaj nga kjo odë, raporton Koha.Mundësinë për t’u vaksinuar nuk e kanë shfrytëzuar as gjysma e personelit shëndetësor në njërën nga komunat më të mëdha të Kosovës. Në Komunën e Prizrenit, vetëm 40% e personelit shëndetësor janë vaksinuar.“Numri i përgjithshëm i të regjistruarve të personelit shëndetësor publik dhe privat është 1 mijë, të drejtën për t’u vaksinuar e kanë shfrytëzuar vetëm 40% prej tyre në 5 ditët e para të fillimit të vaksinimit, ditët në vazhdim presim të vijnë edhe pjesa tjetër e mbetur për të zgjedhur formën e vaksinimit, sepse ka dilema nga personeli shëndetësor që mua nuk më vije mirë”, është shprehur Arsim Berisha, përgjegjës i vaksinimit në Prizren.

Derisa, koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, thotë se pas fillimit të vaksinimit të personave të moshuar, kanë pasur kërkesa nga stafi shëndetësor për t’u vaksinuar.“Jo, për momentin jo, edhe përkundër që ka pasur kërkesa. Por, me qëllim që të mos duplifikojmë mbi bazën e profesionistëve dhe të moshuarve. Për momentin e kemi të evituar, por gjithsesi edhe ajo pjesë do të jetë në konsideratën tonë. Por, për momentin prioritet e kemi moshën mbi 85 vjeçare”, ka thënë Niman Bardhi, koordinator i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”.Ministria e Shëndetësisë ka thënë se personeli shëndetësor mund të vazhdojë të vaksinohet edhe di

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *