Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.

0

I njeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.Baruti ka qenë duke punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Familjarë, miqë dhe dashamirë,Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët! Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *