Kuvendi Komunal i Prizrenit,sot pas shtyrjes së mbledhjes urgjente e caktojnë për nesër në ora 10

0

      Kuvendi Komunal i Prizrenit,sot ka bërë ftesë për mbledhje urgjente, të thirrur nga kryesuesi Sulltan Badallaj, me këtë rend dite: “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”. Mbledhja filloi në orën 10:00, pas disa diskutimeve që u diskutuan kryetari Haskuka mungoi në këtë mbledhje andaj kryesuesi Badallaj këtë mbledhje e shtyu për orën 13.00. Ku ndërkohë me kryetarin Haskuka u takuan kryesuesit e grupeve parlamentare dhe pas kësaj kryesuesi pa dhënë sqarime të tjera pos ai tha se kjo seancë shtyhet për nesër në ora 10/ Kjo ngriti tensionin e shumë kuvendarëve ,sepse ata kërkuan që të jepen sqarime se cili është vendimi pas këtij takimi. Mbetet të shihet nesër në ora 10 se çfarë do të paraqesin subjektet e përmendura politike lidhur me temën e caktuar .Derisa ne para takimit me kryesuesit grupeve parlamentare lidhur me këtë temë e morën një opinion nga kryetari Haskuka i cili tha se nuk ka mbështetje ligjore shtyerja e këtij vendimi. I Nesër në orë 10 do ët shihet se cili do të jetë vendimi për lirimin e zyrave të subjekteve politike, Pasi që nesër është edhe dita e fundit e vendimit të përmendur kur subjektet politike duhet të i lëshojë selitë e tyre politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *