Çaste poetike me poeten;Valbona R.Hadri

0

E luti

———————-

Që t’i falte buzëqeshjen fytyrës së saj.

Ai përdridhej i spiralizuar duke u fshehur në guaskën e tij.

Kërkoj fjalët përkëdhelëse që t’i ëmbëlsonte shpirtin.

Ai gjarpëronte me lëvizje për t’i ikur bisedës dhe zhytej thellësisë së liqenit të kaltêr.

Me fal dashurinë si herën e parë-tha vasha syshkruar .

Ta fala njëherë ,tashmë dielli ka perënduar dhe iku duke u mbèshtjellur rreth trungut të lisit plak.

Ti i ikën rrjedhës së lumit. Valëzat e ndjeshmërisë së të qenurit femër kërkojnë përmbushjen e dashurisë .

E kotë lutjet e saj i mori veriu i thatë ,ku dhe e përplasi pa pikë mëshire në pellgun e mërzisë.

Rrjedha e rrugëtimit të lotit duke ngarendur kalimthi tha se pas një Dimri vjen një Pranverë. 14.04.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *