Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ndërkaq në rend dite për diskutim do të jenë dy pika.Në njoftimin për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se Kryesia mblidhet në orën 11:00.Në rend të ditës do të jenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe përgatitjet për seancë të re plenare.
Ky është rendi i plotë i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:
a9 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
a9 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave