Ka ndërruar jetë prof, Ridvan Hoxha
Të martën papritmas pas një sëmundje të shkurt ka ndërruar jetë Prof Ridvan Hoxha, njëri nga veprimtarët e shquar politike të Prizrenit. Ai ishte për një kohë sekretar i degës së LDK-së në Prizren,anëtarë i kryesisë, kurse gjithë jetën e tij është marrë me arsimim duke qene edhe disa vite radhazi drejtor i Shkollës së Mjekësisë, Këshilltar i ish kryetarit të komunës Eqrem Kryeziu dhe ka pasur një jete të tërë që është marrë me aktivitete politike, Ridvani në arsimin e këtij qyteti ka lënë gjurmë të pashlyera,sepse përkushtim jetësor e kishte arsimin.