Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

0

Prishtina Weather ka dhënë parashikimin e motit për sot dhe 5 ditët e ardhshme.Në ditët vijuese vranësira dhe reshje të dobëta shiu, temperaturat në rënie. Nga e diela më shumë diell dhe më ngrohtë.

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme:

Nga dita e diel dhe të hënën pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime dhe diell, e edhe temperaturat shënojnë rritje. Sipas parashikimeve të fundit, mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë ditëve të para të javës së ardhshme, e temperaturat vazhdojnë me trend rritës ku mund të arrijnë temperaturat edhe deri në 20C. Sipas parashikimeve, cilësia e ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe mesatare, vetëm në kushte qetësie vende-vende shkurtimisht mund të kaloj edhe në të dobëta.

22.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

23.04 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

24.04 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu, kryesisht nga jugu i vendit. Në mbrëmje vranësirat shpërndahen.

25.04 – Kryesisht me diell.

26.04 – Kryesisht me diell, e në mbrëmje vranësira kalimtare.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C dhe 7C, ditën e diel mund të zbresin edhe në 1C. Maksimalet nga 17C, të enjten, zbresin në 12C ditën e shtunë, e deri të hënën rriten deri në 18C.Ditën e enjte era fryn kryesisht nga jugperëndimi 4-8m/s, e nga e premtja kryesisht nga verilindja 3-11m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *