President urojmë ditëlindjen Tënde dhe jemi krenar që jetuam në epokën tënde- Shkruan:Mërgim HASI

0

Hashim Thaçi, nuk është veq një emër , por  ai është një epokë, me këtë thënie  të  Kadaresë  po e nisë  urimin  për Presidentin e  Kosovës, për çlirimtarin, që  saktësisht , Ai që  bëri një  epokë ashtu siç e  bëri Xhorxh  Uashingtoni në Amerikë. Por,  kur  sot  ai mbush 53  vite u deshtë ta pres  ditëlindjen duke  pritur që padrejtësia të  konfirmohet  atje  në  Hagë, Sa shumë  zemra sot ishin atje  Hagë,  jo fizikisht, por ishin shpirtërisht që të urojnë  Presidentin e tyre  legjendar  për urimin  e 53 vjetorit, Sa shumë amanete  sot, virtualisht  janë në Hagë, sepse atje  është Heroi i tyre, ai që pritet në vitin e ardhshëm ta festojë në Kosovë, kur brigadat e kuqe ta kuptojnë  se Ai  ishte  aq  human e aq  i dashur  i kësaj toke. Ai që ishte  porta e lirisë . President  jemi krenar që  jetuam në epokën Tuaj, urojmë që  sa më shpejt të  rikthehesh  dhe   të sjellësh diellin që  është nxënë nga retë e kuqe ultra- komuniste. President   janë pas teje  të  gjithë çlirimtarët, ata që  kësaj toke i dhanë gjak i dhanë  gjymtyrë e  i dhanë amanetin lirisë, president Ju jeni dielli i kësaj toke që  në këtë epokë  do të jesh vetë liria./qendrapress.com./   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *