Suspendohen dy komandantë të Policisë në Prizren

0

                                     Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra e tyre zyrtare. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për komandantin e Stacionit “Alfa” në Prizren, Qamil Kroni si dhe komandantin e nën stacionit të Zhurit, Zymer Susuri. Suspendimi i majorit dhe rreshterit ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Komandantët e PK-së dyshohet se kishin ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.Të njëjtit raportohet se bënë “prekën” një tiketë trafiku, madje duke ia ndryshuar vlerën e gjobës së saj.Lidhur me këtë rast ishin të informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Prokuroria e Shtetit. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *