Krusha e vogël është dhembja më madhe e Kosovës u tha sot me rastin e inaugurimit të punimeve në Kompleksin e varrezave të martirëve

0

                    Sot, pikërisht në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari , përfaqësues të fshatit Krushë e Vogël bënë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. Krusha e vogël ëshët  fshati i vogël i dhembjeve  më të mëdha  të  Kosovës  nga lufta e fundit,sepse  në këtë fshat Serbët paramilitarë dhe  të  ndihmuar nga ata vendorë  vranë të gjithë burrat e  fshatit 113  prej tzre duke  shëndëruar këtë fshat në fshat  të qindra jetimëve  e grave të veja, Edhepse  sot e 22  vite kaluan këtë  banor edhe për 68  martirë  të vararë  nuk ua dijnë se ku i kanë mbetjet mortore e as ku i kanë eshtrat, për të pasur mundësi së paku të ua sigurojë një varr dhe mos të ju mohet kjo e drejtë   për  të pasur mundësi  që tu vihet një  buqetë  lulesh  apo të  derdhen lot  të dhembjen mbi eshtrat e tyre. Me këtë rast  kryetari Haskuka  tha se  jemi sot këtu të  fillojmë ndërtimin e këtyre  varrezave edhe pse  e dimë se  janë  shumica e e të pagjeturve. Këtë Serbia i  ka vrarë dhe ne duhet të  i nderojmë dhe të kërkojmë më shuam  për fatin e tyre, tha ai Kurse  drejtori Osman Hajdari me kët rast tha se tashmë këtu po  fillojmë  që të  ndërtohen këto varreza sepse  synim i yni është  për  të motivuar  të  vërtetën se  liria e Kosovës  ishte shuam e shtrenjtë, Tani këtu e kemi mbi gjysme  hektari që  e kemi  pronë komunale dhe  varrimin zhvarrimin   këtyre martirëve do të bëjmë më institutin përkatës tha ai. Agron Limani dhe Shpresa Shehu ne emër të fshatit edhe njëherë  kanë  falënderuar  gatishmërinë  e komunës  që  së  fundi këto  varreza   dhe  rregullimi i tyre  për ne  është një dhembje e madhe  dhembje  që na kushton çdo ditë. Përderisa  me  evokime për bashkëshortin e sajë   pati edhe profesoresha  Lulejta  Shehu, duke përkujtuar profesor Nexhat Shehun, por ajo tha se qëllimi parësor është të gjentja e të pagjeturve e të sillen pranë familjarëve Projekti në fjalë u tha se  pritet të bëhet  gati në  më së voni në fillim shtator, dhe kjo do të  zbus së paku dhembjen a pasosur  që e kanë këta banorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *