Gaxherri: Jemi të shqetësuar me sjelljen e Kurtit, ai duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për mashtrim

0

                               Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka komentuar vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Kurti në Bruksel. Gaxherri ka thënë se Kurti duhet të dalë para qytetarëve dhe të iu kërkojë falje për mashtrim, sepse sipas saj, ai nuk duhet të udhëtojë pa asnjë platformë për dialogun për në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

Sipas saj, sjellja e Kurtit është shqetësuese.“Kryeministri Kurti, në radhë të parë duhet të dalë para qytetarëve dhe të ju kerkoj falje për mashtrim, se ai nuk do merret me këtë temë e njëkohësisht, ai nuk duhet të udhëtojë për Bruksel pa asnjë platformë për dialogun, pa asnjë informim, së paku një deklaratë të tij para se të udhëtoj. Këtë sjellje me shpërfillje, mos-transparencë të tillë ne nuk e kemi parë të asnjë qeveri deri sot. Po ku mbeten kërkesat e z. Kurti që kishte në kohën kur ishte në opozitë për këtë çështje? Ne jemi shumë të shqetësuar me sjelljen e tillë të kryeministrit të vendit.”, ka thënë Gaxherri për Periskopin.Tutje ajo ka thënë se Kosova nuk është e gatshme të bëj asnjë kompromis jashtë Kushtetutës së vendit, por as nuk duhet që Kosova të largohet nga tavolina e dialogut.“Kosova nuk është e gatshme të bëj asnjë kompromis, jashtë Kushtetutës së vendit, por as nuk duhet të bimë në grackat e Serbisë që të ikim nga tavolina e dialogut. Fatkeqesisht ne nuk e dimë qëllimin, platformen e as mendimin e kesaj qeverie për këtë temë. Kjo sjellje e qeverisë sonë, është e rrezikshme, na drejton drejt një diktature ku nuk jepet llogari për asgjë, askujt.”, ka thënë Gaxherri. /Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *