I dehuri i rrah dy policë në Suharekë

0

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht mbrëmë në fshatin Duhël të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se zyrtarët policorë janë sulmuar nga një i dyshuar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit.E gjithë ngjarja, sipas këtyre burimeve ndodhi pasi që i dyshuari nuk i zbatoi urdhrat e policëve, me ç’rast i sulmoi ata derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy policët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *