Albin, mos na dërgoi drejt fatkeqësive kombëtare se ende në trup i kemi plumbat e luftës-Shkruan; L. Duraj veteran i UÇK-së
Albin, se e ke nisur qeverisjen me shantazh ndaj opozitës kur pushteti me pazare e shitblerje të deputetëve, përfshirë elementë nga Lista Serbe me rastin e zgjedhjes së Presidentes na ke bërë të na vije keq ne si veteranët e luftës që ende në trup i kemi plumbat e luftës të mos pajtohemi me ty. Me këtë farë stili të modelit bullgar për të konfiskuar pasurinë e pa ligjshme. Këtë duhet ta iniciojnë e zhvillojë sistemi i drejtësisë e jo ministrat e tu që ende kanë padi që e kanë djegur Parlamentin e tash nga ai Parlament të kërkojnë edhe këtë drejtësi. Shumë veteranë të luftës nuk arrijë ose heqin të zitë e ullirit për të paguar harxhimet e energjisë e ti nuk harrove e as nuk të erdhi keq që nga buxheti i Kosovës të paguan për serbët energjinë elektrike . Besojë ende e dinë sepse në ëndërr nga sonte do të shtiret ‘’gërvallja{{ juaj sa ishit opozitë e tani me Vuçiçin do të takohesh E për të ndodhë e keqja edhe më madhe po bënë edhe, ekipe për dialog me emra të dialogut të mëhershëm siç duket janë përfshirë aty. Herën tjetër do të rendisë 77 kërkesat që duhet ti kemi në veteranët, e për të cilët duhet të japësh përgjigje sepse ende plumbat në trupin tonë po kërkojnë shërim, por kërkojnë rehabilitim,Por rrugën që nise e tani për kaq pak kohë me xhipa e të zi e truprojat si në diktaturë keq po na tendosin nervat tona. Po bënë të kundërtën e asaj që i pate premtuar këtij populli, Mos e mashtro këtë popull se dije , do të gjykojë historia. Po sa shumë i ke vu hi syve, e sa shpejt po vepron të kundërtën , kjo është për një studim shkencor që’’ kaçiku’’ ynë se kupton ndoshta, por ‘’ kaçiku’’ ynë e solli këtë liri që nuk lejojmë askush ta abuzojë.