Molliqaj: Kurti thoshte se nuk dorëzon UÇK-në në Hagë, tani emëron dëshmitaren e Speciales Ministre të Jashtme

0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar.Kurti thoshte se VV nuk do të dorëzonte UCK-në asnjëherë në Hagë.“VV do të jetë në qeverisje nesër. VV është subjekti që nuk do të ju dorëzojë në Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e njohim Gjykatën Speciale”, thoshte Kurti atëkohë.Kësaj video, Molliqaj ia ka lidhur edhe deklaratën e ministres së Jashtme Donika Gërvalla e cila atëherë thoshte se do të dorëzojë materiale në Speciale.“Po. Kam materiale me shkrim dhe prova”, thoshte ndër të tjera atëherë ajo.Molliqaj ka thënë se tani nuk mund të presim nga qeveria që të mrbojë ish-krerët e UCK-së.“Si mund të presim interesim për luftëtarët e UÇK-së nga kjo qeveri e cila emëron zv.kryeministre e ministre të jashtme dikënd si Donika Gërvalla e cila ka treguar publikisht që ka deponuar dosje kundër ushtarëve të UÇK-së”, shkruan ai.“Kjo është qeveria Kurti e transformuar nga mosdorëzimi i luftëtarëve në Gjykatë tek dorëzimi i dosjeve kundër tyre”, shtoi Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *