PDK në Prizren,akuzon qeverinë lokale për keqmenaxhim, korrupsion e nepotizëm .

0

Duke qenë vazhdimisht në vëzhgim dhe analizim të situatuatave dhe problematikave që ndodhin në qytetin tonë dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Prizrenit; ne tashmë nuk po arrijmë të kemi reagime për të gjitha çështjet në veçanti pasiqë do duhej të ishim çdo ditë, nga 3-4 herë në ditë para mediave për të raportuar për keqqeverisje nga ana e pushtetit lokale.

Disa nga aspektet shumë problematike janë;

  • kaosi infrastrukturor në Qendrën Historike,
  • papastërtia si dhe infrastruktura rrugore e rrënuar me gropa të hapura me javë e muaj të tëra të cilat nuk mbyllen,
  • problematikat ekonomike që kanë gastronomët, tregtarët e zejtarët me të cilat nuk merret askush,
  • problemet madhore në çështje esenciale me të cilat përballen stafi shëndetësor e qytetarët në nevojë në spital, ambullanta e qendra të mjekësisë familjare,

Të gjitha këto janë si pasojë e mosdijes që rrjedhimisht pason në keqmenaxhim me korrupsion e nepotizëm nga njerëz jokompetent që janë në krye të qytetit. 

Të gjitha problematikat që na shqetësojnë neve si qytetarë të Prizrenit, si duket nuk janë aspak esenciale për Kryetarin e Prizrenit, i cili përveç se i papërgjegjshëm, pa ekip adekuat për të adresuar problematikat e qytetarëve, pa dëshirë e aftësi për të menaxhuar projektet për qytetin dhe pa planifikim të veprimit; por gjtihmonë i gatshëm për të pozicionuar në vendet e duhura militantët, familjarët dhe bashkëpartiakët; mesa duket është shumë i lodhur dhe i ngarkuar nga “puna”(në thojza) dhe ka vendosur të pushoj e të relaksohet ne Turqi, ekzaktësisht në Antalia.

Tani është koha e punës, e zgjidhjes së problemeve, e përballjes me gabimet e bëra 4 vitet e kaluara, e ballafaqimit me të vërtetën e hidhur, e përballjes me qytetin që është nëpërkëmbur, keqmenaxhuar e degraduar nga Kryetari në shkuarje Haskuka. Tani nuk është koha e ekskurzioneve me kabinetin në Antalia…

Prizreni nuk ka kohë dhe nuk e meriton të përballet me një shfaqje kaq hipokrite dhe të përballoj njerëz që interesat e tyre personale i kanë mbi çdo gjë tjetër. Prizreni nuk është trofe i cili duhej fituar, e të nëpërkëmbej pastaj nga fituesi. Pozita e Kryetarit të Prizrenit nuk është arritje profesionale në Karier e as promovim në pozitë për të pasuruar CV. Kryetari i Prizrenit duhet të jetë i qasshëm 24 orë, 7 ditë në javë; e jo vetëm i qasshëm por i gatshëm të punoj, bashkëveproj me qytetarët, të dëgjoj hallet e qytetarëve e të gjej zgjidhje për to; Kryetari i Prizrenit gjatë 4 viteve më shumë ka qenë jashtë qytetit se brenda; më shumë në Turqi, Prishtinë e gjetiu, por asnjëherë i qasshëm e i afërt me qytetarët.

Prizreni nuk duhet të harroj, sjellja e Mytës duhet të ndëshkohet. Qytetarët meritojnë Kryetar me dinjitet dhe të gatshëm të punoj për ta dhe me ta; çdo ditë, çdo orë, gjatë javës, në vikend e në ditë pushimi!

Por së shpejti Kryetari nuk do ketë nevojë të pushoj në Antalia nga mbingarkesa e rrejshme, mund të rrijë në pushime në Antalia për 4 vite me radhë!” thuhet në komunikatën e dërguar për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *