Homazhe në nderim të betejës së Gorozhubit në varrezat Dëshmorëve në Landovicë

0

Me rastin e përkujtimit të 22 Vjetorit të betejës së Gorozhubit sot,Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizuan homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit “Shigjeta” Pashtrik e ku më këtë rast u përkujtua beteja e Gorozhubit, Kryetari i komunës Mytaher Haskuka gjatë homazheve tha se sot jem i këtu në përkujtim të 22 vjetorit të betejës së Pashtrikut atje ku ranë për të mos vdekur kur shuam dëshmorë . Fal gjakut të këtyre dëshmorëve dhe luftës për liri ne sot e kemi këtë liri që po e gëzojmë .Ne shenjë të përkujtimit të gjakut të tyre ne do të jemi gjithmonë në shërbim të jetës dhe veprës së tyre që bënë për lirinë e Kosovës’’ tha Haskuka . Në emër të shoqatave të dala nga lufta sekretari i OVL Isa Berisha edhe njëherë përkujtoi lavdinë e betejës së operacionit’’Shigjeta’’ në luftimin për më shumë se dy javë duke luftuar për jetë a vdekje, Sot, në këtë përvjetor edhe njëherë u themi lavdi për epopenë e tyre dhe lavdinë betejës së Pashtrikut. Homazhe po sot,janë mbajtur edhe tek monumenti kushtuar kësaj beteje në Gorozhub. Ku ishin edhe ish edhe ish Komandanti i brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut Ruzhdi Saramati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta përfaqësues të subjekteve politike , familjarë të dëshmorëve si dhe shumë bashkëluftëtarë të asaj beteje dhe veteranë të luftës, ku vinë buqete lulesh tek lapidari dhe evokuan kujtime të shumta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *