MSH u bën thirrje personave me sëmundje kronike të aplikojnë për vaksinim

0

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje personave me sëmundje kronike, të moshës mbi 18-vjeçare, të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.Aplikimi bëhet përmes platformës elektronike eKosova, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.“Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen”, thuhet në njoftim.Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, gjeni në vijim të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.

PROCEDURAT

Procedurat e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundër COVID-19 në platformën e KosovaProcedura se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” veçse është publikuar kohë më parë në eKosova dhe gjendet në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:

Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,

Klikohet mbi “Shërbime”,

Klikohet mbi “Shëndetësia”,

Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”,

Plotësohet fusha “Profesioni” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike,

Klikohet mbi “Apliko”.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,Klikohet mbi “Shërbime”,Klikohet mbi “Shëndetësia”,Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”,Plotësohen fushat “Numri personal i aplikuesit”, “Profesioni i aplikuesit”, “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Ka sëmundje kronike?” nëse personi për të cilin aplikoni ka sëmundje kronike,Klikohet mbi “Apliko”.Për të dy shërbimet e mësipërme, ngarkimi i dokumenteve-fotografive nga qytetari nuk është i obliguar./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *